Telegrafi

Publikohet lista me të famshmit më të pasur britanikë nën moshën 30 vjeçare, Dua Lipa renditet e 15-ta

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Ed Sheeran është cilësuar si i famshmi më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç ose më pak – me një pasuri të vlerësuar prej 170 milion funtesh.

Këngëtari 28-vjeçar ka dyfishuar pasurinë e tij gjatë 12 muajve të fundit për të marrë vendin e parë, të cilin deri tashmë e mbante Adele, sipas revistës Heat, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Daniel Radcliffe, 30 vjeç, është i dyti me një pasuri të vlerësuar prej 90 milion funtesh, ndërsa Harry Styles, 25 vjeç, është i treti me afër 64 milion funte në bankë.

Emra të tjerë në listën e të famshmëve më të pasur në Britani nën moshën 30 vjeç janë përfshijnë Cara Delevingne dhe Little Mix.

Ed Sheerani është këngëtari më i pasur britanik nën moshën 30 vjeç (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Udhëzuesi vjetor i revistës Heat shikon llogaritë, shitjet dhe miratimet e të famshmëve në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 30 vjeç ose më pak.

Vitin e kaluar, Adele kryesoi listën me një pasuri të vlerësuar prej 147,5 milion funtesh – por ajo u bë 31 vjeçe në maj, kështu që nuk mund të përfshihet më.

Lexo po ashtu Me fustan të shkurtër dhe stil të veçantë flokësh, Dua Lipa rrëmben vëmendjen me paraqitjen në Pride Of Britain Awards

Daniel Radcliffe me 57 milionë funte pasuri, renditet në vendin e katërt.

Niall Horan, 26 vjeç, renditet në vendin e pestë me 54.8 milionë ndërsa kolektivisht Little Mix janë të gjashtësh me një vlerë të kombinuar prej 50 milionë funtesh.

Adele është larguar nga lista vjetore e Revistës “Heat”, sepse mbushi 31 vjet këtë vit (Foto: Morne de Klerk/Getty Images/Guliver)

Yjet e tjerë që përbëjnë 10 vendet e para janë: Louis Tomlinson, 27 vjeç, (46 milionë funte), Liam Payne, 26 vjeç, (44 milion funte), Cara Delevingne, 27 vjeçe, (39.5 milionë) dhe Zayn Malik, 26 vjeç, (38 milionë) .

Por ata janë të gjithë me fat që Kylie Jenner nuk është më një britanike – pasi pasuria e saj prej 736 milionë funtesh është më shumë se sa e gjithë pasuria e mbledhur e 10 yjeve të lartpërmendur.

Stormzy, 26 vjeç, është hyrja më e lartë e re, duke u renditur i katërmbëdhjeti me 12 milionë.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është vetëm 24 vjeç renditet në vendin e 15-të me 11.8 milionë të hyra vjetore.

Dua Lipa e 15-ta në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë nën moshën 30 vjeçare (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Sipas revistës, pasuria personale e Ed Sheeran ka kërcyer nga 94 milionë në vitin 2017, në 170 milionë funte këtë vit.

Ed është një yll pop-i i pëlqyeshëm, por ai është një biznesmen i zgjuar, me një uri për të vazhduar më tej, duke thyer rekorde dhe duke fituar më shumë. /Telegrafi/