Telegrafi

Publikohet “Heart attack”, dueti i Noizyt dhe Loredanës

(Foto: Instagram/noizy/loredana)

Është lansuar bashkëpunimi i paralajmëruar muzikor ndërmjet Noizyt dhe Loredana Zefit.

Kënga mban titullin “Heart attack” dhe është kompletuar me një videoklip që është shpërndarë në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube.

Engli Versal është producent i projektit, ndërsa tekstin e këngës e kanë shkruar vet artistët.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Entermedia që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.

Lexo po ashtu Imazhe të tjera nga xhirimet e klipit të ri të Noizyt dhe Loredanës që lansohet sonte

Noizy ka qenë mjaft aktiv këtë vit në sjelljen e disa bashkëpunimeve muzikore, ndërsa janë paralajmëruar edhe të tjerë.

Edhe Loredana i ka publikuar disa projekte, ndërkohë që fansat e dyshes pritet ta pëlqejnë duetin e tyre. /Telegrafi/