Është lansuar bashkëpunimi i paralajmëruar muzikor ndërmjet Noizyt dhe Loredana Zefit.
Kënga mban titullin “Heart attack” dhe është kompletuar me një videoklip që është shpërndarë në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube.
Engli Versal është producent i projektit, ndërsa tekstin e këngës e kanë shkruar vet artistët.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni Entermedia që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.
Noizy ka qenë mjaft aktiv këtë vit në sjelljen e disa bashkëpunimeve muzikore, ndërsa janë paralajmëruar edhe të tjerë.
Edhe Loredana i ka publikuar disa projekte, ndërkohë që fansat e dyshes pritet ta pëlqejnë duetin e tyre. /Telegrafi/