Dita e martë e 10 korrikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Juventusit.
Kjo pasi ‘Zonja e Vjetër’ nënshkroi me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon.
CR7 i ka kushtuar Juventusit hiq më pak se 112 milionë euro, ndërsa do të fitojë 30 milionë euro në vit.
Gjatë ditë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kishte udhëtuar me aeroplan privat për në Greqi, ku u takua me Ronaldon dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.
Pas që u zyrtarizua marrëveshja nga të gjithë, doli edhe foto e festës mes palëve.
Cristiano Ronaldo and #Juventus President Andrea Agnelli toast record-breaking #SerieA transfer https://t.co/W5T0iNmx36 #RealMadrid #POR #Portugal via @sergiolpereira pic.twitter.com/X8yneRtEAV
— Football Italia (@footballitalia) July 10, 2018
Pas marrëveshjes foli edhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, që tha se lojtari është i lumtur me klubin e ri.
“Unë dua të shpreh kënaqësinë e madhe dhe lumturinë e CR7 që do transferohet në Juve”.
“Ai është shumë i lumtur që mund të luajë për një nga klubet më të rëndësishme në botë. Ai ka zgjedhur shtëpinë e tij, në qendër të qytetit, Torino është një qytet shumë i bukur”, ka thënë Mendes. /Telegrafi/