Site icon Telegrafi

Publikohet “Drama”, projekti i Capital T me disa reperë gjermanë

Capital T ka publikuar projektin më të ri të tij në bashkëpunim me reperët gjermanë, Lil Lano, Trippie Boi, King Khalil dhe M.O. 030.

Superylli shqiptar nuk vonoi shumë nga kënga e fundit dhe lansoi menjëherë projektin e ri.

“Drama” titullohet projekti më i fundit nga reperi shqiptar, i cili vendosi të vijë në bashkëpunim.

Kënga e destinuar për treg ndërkombëtar është punuar edhe me videoklip.

Videoklipi është punuar nga Fati Media Group, ndërkaq muzika nga vet reperët.

Capital T vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Kujtime” që u shndërrua në hit. /Telegrafi/

Exit mobile version