Këngëtarja Kida dhe rap-artisti, Lyrical Son, kanë ardhur për herë të parë në një bashkëpunim.
“Deja Vu” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.
Muzika është punuar nga K-Master, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Lyrical Son dhe Erno.
“Deja Vu” vjen e vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë dhe veror, në të cilin dyshja shfaqen mjaft me stil.
Për anën vizuale është kujdesur regjisori Alban Selimaj. /Telegrafi/