Telegrafi

Publikohet “Çka ka risi” nga BimBimma dhe Elinel

Foto: YouTube

Reperët e njohur kosovarë, BimBimma dhe Elinel kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Çka ka risi” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është tipike e zhanrit hip-hop.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika është punuar nga K-Master, gjersa tekstin e kanë shkruar gjithësecili pjesën e vet.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin e animuar, e shoqëruar me tekstin e plotë të këngës.

Elinel ka qenë shumë aktiv muajve të fundit në muzikë me prurjeve të shumta muzikore, të realizuar në kuadër të projektit “Nëpër Kohë”.

Në anën tjetër, BimBimma po shijon suksesin e librit të tij më të fundit “Po e zi”, që ka dalje në shitje së fundmi. /Telegrafi/