Federata e gjyqtarëve anglezë ka publikuar audion e vendimit pas golit të anuluar të Luis Diaz kundër Tottenham.
Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz u konsiderua gabimisht se ishte jashtë loje nga gjyqtari anësor kur shënoi një gol, vetëm që VAR të mos ndërhynte dhe ta linte vendimin e tij.
Pasi The Reds lëshuan një reagim të ashpër se pse u mor vendimi, trupi i arbitrave tashmë e ka vënë audion në dispozicion të publikut.
Pamjet zbulojnë se zyrtarët e VAR-it, Darren England dhe ndihmësi Dan Cook, vizatuan linjat që tregonin se Diaz ishte brenda.
Më pas zyrtarët u dhanë indikacione se kontrolli ishte i plotë.
Megjithatë, zyrtarët më pas kuptuan se loja kishte rifilluar pa marrë vendimin e duhur në fushë, raporton SunSport.
Pasi u pyet përsëri nga operatori në lidhje me rezultatin e vendimit, ekipi i VAR më pas u bë i vetëdijshëm se vendimi i gabuar ishte marrë.
Asistenti i video-arbitrit Cook më pas e mbështet këtë duke thënë: “Kjo është e gabuar Daz”.
Me të kuptuar gabimin, Darren England dëgjohet duke thënë: “Oh në dreq”.
Operatori i riprodhimit mund të dëgjohet duke kërkuar shtyrjen e lojës, por meqenëse ajo kishte rifilluar tashmë, nuk kishte asnjë mënyrë për ta tërhequr atë. /Telegrafi/
The VAR audio footage has been released 🎙️
Absolutely unbelievable 🤯
— – (@snappedlfc) October 3, 2023