Telegrafi

Publikohet bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe David Guettas “Blue”, këngëtarja e promovon përmes një video provokuese në Instagram

Artistja shqiptare me famë botërore ka bashkuar forcat me DJ-in e njohur, David Guetta në një projekt të ri muzikor.

Dyshja sot (e premte) kanë lansuar këngën “Blue”, që është ripërpunim i këngës së Eiffel 65.

“I’m Good (Blue)” nga dyshja e famshme tashmë ishte bërë virale që me lansimin e demos në TikTok duke bërë që artistët të punojnë në finalizimin e saj të plotë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Për të njoftuar publikimin e duetit, Bebe postoi një video të re në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet duke vallëzuar në ambientet e shtëpisë teksa në prapavijë shihet edhe partneri i saj, Keyan Safyari.

E veshur me një bluzë të zezë të kombinuar me xhinse, Bebe duket në formë të mirë dhe mjaft atraktive teksa shijon ritmet e këngës më të re.


Rikujtojmë që 32-vjeçarja dhe DJ francez kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën me njëri-tjetrin.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në vitin 2018 dyshja sollën projektin “Say My Name” në bashkëpunim edhe me yllin latin, J Balvin, “Family” dhe “Hey Mama”.

Lexo po ashtu Bashkëpunimi i shumëpritur mes Bebe Rexhës dhe David Guettas “Blue” lansohet të premten

Ndërkohë, ndonëse ky vit ka qenë më i qetë sa i përket angazhimeve profesionale për yllin shqiptar, Bebe ka paralajmëruar se do të rikthehet edhe me projekte të tjera. /Telegrafi/