Telegrafi

Publikohet balada e re “Zemra e ndalume” nga Big Mama dhe Mani (Video)

Këngëtarja e njohur Big mama dhe Mani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Zemra e ndalume” mban titullin kënga e re e zhanrit baladë, e cila është punuar me muzikë dhe orkestrim nga Nexhat Mujovi – Virusi.

Ndërsa, vargjet e tekstit i ka shkruar poeti Arsim Bunjaku.

Kënga është publikuar në kanalin Youtube edhe me klip, i cili sjell një atmosferë vjeshtore, dhe është punuar nga produksioni EMF Creative.

“Projekti më i ri “Zemra e ndalume” në bashkpunim me këtë djaloshin e talentuar Manin shpresoj të ju pëlqej po ashtu më intereson dhe mendimi i juaj!” (sic,), ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja Big Mama në Instagram pas lansimit të bashkëpunimit. /Telegrafi/