Site icon Telegrafi

Publikohen videot e performancave, Bebe Rexha dhe Rita Ora ‘e ndezën’ sfilatën e “Victoria’s Secret”

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Sfilata e “Vicotia’s Secret” edhe këtë herë ka marrë vëmendjen e gjithë botës me modelet dhe linjën e saj të re të veshjeve.

E mbajtur në New York më datë 8 nëntor, kjo sfilatë solli në skenën e saj edhe emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Në skenë për tu performuar u ngjitën edhe dy artistet shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Rita Ora gjatë interpretimit të saj në “Victoria’s Secret” (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Shfaqja u transmetua e plotë në të gjitha kanalet në Amerikë më 2 dhjetor, ku fansat patën mundësinë të shohin edhe performancat e këngëtareve shqiptare.

Nga videot e publikuara në YouTube, shihet se atmosfera e krijuar gjatë interpretimit të tyre ka qenë fantastike.

Bebe Rexha gjatë interpretimit të saj në “Victoria’s Secret” (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha ka kënduar hitin e saj “I’m a mess”, teksa e veshur me një veshje lëkure ngjyrë rozë ka mahnitur të gjithë të pranishmit.

Modelet që sfiluan gjatë interpretimit të saj, dukeshin shumë të lumtura teksa ndanin skenën me artisten shqiptare me famë botërore.

“Ende s’mund të besoj se kjo ndodhi”, kanë qenë fjalët e Bebe Rexhës pas publikimit të performancës me video.

Jo më pak magjike është dukur edhe Rita Ora, e cila ka interpretuar hitin e saj më të fundit “Let you love me”.

Modele të shumta sfiluan gjatë performancës së saj, teksa promovonin linjën e re të veshjeve “Vicotria’s Secret”, ndërsa vet këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive në një veshje të zezë.

https://www.youtube.com/watch?v=D-iJ_KdeYks

“Ende s’mund të beoj se kjo ndodhi. Faleminderit ty ED dhe gjithë stafit në “Victoria’s Secret” dhe të gjitha vajzat e dashura që e bënë këtë më argëtuese, dhe Versace për kostumin tim. Faleminderit të gjithë stafit. Dhe sigurisht Hamishin, regjisorin e pabesueshëm, ishte nder të punoja sërish me ty miku im”, ka shkruar Ora në Instagram, pas publikimit të performancës së plotë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version