Telegrafi

Publikohen pamjet, thuhet se është goditur një tubacion gazi në Kharkiv të Ukrainës

Përveç raportimeve të orëve të fundit se është goditur një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në rajonin e Kievit, gjithashtu ka pasur raportime të paverifikuara se një tubacion gazi është goditur në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Siç thekson BBC, përcjell Telegrafi, qyteti i dytë më i madh i vendit, Kharkiv ka qenë nën sulme me raketa që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë.

Pas dy sulmeve të fundit, supozohet se Rusia tani mund të synojë infrastrukturën e gazit dhe naftës, pasi fillimisht ka shkuar pas bazave ushtarake të Ukrainës. /Telegrafi/