Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy thotë se fëmijët janë varrosur nën rrënoja pasi një sulm ajror rus goditi një maternitet në Mariupol.
Këshilli i qytetit të qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, ka postuar video të një materniteti të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi të nga ajri.
“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënoja. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe prej ditësh ka qenë vendi i bombardimeve të forta. Kjo ka lënë mijëra njerëz pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.
Kryqi i Kuq e ka përshkruar situatën si “apokaliptike”, ndërsa nënkryetari i bashkisë pretendon se 1200 njerëz janë vrarë në qytet. /Telegrafi/
Mariupol. Direct strike of Russian troops at the maternity hospital. People, children are under the wreckage. Atrocity! How much longer will the world be an accomplice ignoring terror? Close the sky right now! Stop the killings! You have power but you seem to be losing humanity. pic.twitter.com/FoaNdbKH5k
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 9, 2022