Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin rrëzimin e aeroplanit kinez që kishte 133 persona

Aeroplani i aviokompanisë kineze “China Eastern Airlines”, me 133 persona në bord është rrëzuar në jugperëndim të Kinës, ka njoftuar agjencia e aviacionit civil në këtë shtet

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se nga 133 personat që ishin brenda fluturakes, nëntë prej tyre ishin anëtarë ekuipazhi, transmeton Telegrafi.

Boeing-737 u rrëzua në afërsi të qytetit Wuzgua duke shkaktuar një zjarr në pyje. Sipas mediave lokale aeroplani MU5735 ishte nisur nga qyteti Kunming dhe për destinacion kishte qytetin Kanton në jug të vendit.

Lexo po ashtu Rrëzohet në Kinë një aeroplan brenda të cilit gjendeshin 133 persona

Fluturakja kishte humbur kontaktin mbi qytetin Wuzgua në rajonin malor. E ky aksident ajror shkaktoi një zjarr të madh, ku ekipet e shumta kanë dalë në vendin e ngjarjes me shpresën se ka të mbijetuar.

Mediat kineze kanë publikuar pamjet, me të cilat pretendohet se shfaqin momentin e rrëzimit të aeroplanit që binte “pingul”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version