Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet në momentin kur policia ndërhyn në xhirimet e klipit të ri të Don Xhonit dhe Loredanës

Reperja me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi, këto ditë është duke qëndruar në Kosovë.

Kjo për të xhiruar videoklipin e ri, për të cilin ka njoftuar se do jetë në bashkëpunim me artistin nga Drenica, Don Xhon.

Derisa gjatë ditës së sotme (e diel) kanë qenë duke xhiruar në Ferizaj, duket se këto xhirime nuk përfunduan siç duhet pasi u ndërprenë nga Policia e Kosovës.

Don Xhon (Foto: Instagram)

Kjo është bërë e ditur nga vet reperi përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.

“Na kanë dënuar policia, unë vetëm e përshëndeta Visarin dhe djemtë që e përfunduan videoklipin dhe na dënuan, çfarë të bëjmë”, referuar një bashkëpunëtori të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Faqja ‘hiphopshqip.info’, që në Instagram numëron mbi 22 mijë njerëz, ka publikuar  disa video nga momenti kur saktësisht ndodhi ngjarja.

“Don Xhonit i ndalohet xhirimi aty ku kishte planifikuar me urdhër të Policisë detyrohet që së bashku ta lirojnë hapësirën që kishin bllokuar”, thuhet në përshkrimin e bërë.

“Ku jam unë nuk guxon që të hyjë shteti thoshte Don Xhoni në këngët e tij”, vazhdon më tej postimi.

Loredana në anën tjetër nuk ka bërë ndonjë reagim akoma lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version