Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Dnipro, brenda të cilës humbën jetën 44 persona

Pas sulmit rus me raketë mbi një ndërtesë kolektive në Dnipro të Ukrainës ku humbën jetën 44 persona, janë publikuar pamjet amatore që shfaqin momentin kur raketa ruse godet ndërtesën në Dnipro gjatë 14 janarit.

Në videon e publikuar më poshtë shihet raketa ruse X-22 e cila godet ndërtesën kolektive, ku si pasojë ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm që shembi plotësisht ndërtesën.

Në anën tjetër është bërë e ditur që sot zyrtarisht ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit, të personave që besohej se kishin ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.

Nga sulmi me raketë humbën jetën 44 persona, e 22 tjerë po konsiderohen akoma si të zhdukur. Në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.

Për sulmin mbi civilët reaguan të gjithë liderët e vendeve perëndimore, duke e cilësuar si akt barbar dhe një vazhdimësi e asaj që Vladimir Putin po bën tash e një vit në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version