Telegrafi

Publikohen pamjet e sulmit të ukrainasve në ishullin e “gjarpërinjve” që kontrollohet nga rusët

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video që tregon aeroplanët luftarakë ukrainas Su-27 Flanker që granatojnë objektet në ishullin “Zmiyinyy”, i cili është nën kontrollin e trupave ruse.

Videoja tregon dy Su-27 që fluturojnë poshtë mbi ishull dhe më pas hedhin bomba dhe raketa infra të kuqe në drejtim të ishullit.

Sulmi nga jugu ishte një masë strategjike e forcave ukrainase, sepse mbrojtësit rusë në ishull ka shumë të ngjarë të fokusoheshin në sulmet e ardhshme nga veriu dhe perëndimi i bregdetit ukrainas.

Pas goditjeve të para, pati të paktën dy shpërthime të mëdha, që mund të nënkuptohet se bombat goditën depot e municioneve ose karburantit.

Ky ishull u pushtua nga forcat ruse në muajin mars, kur ata filluan agresionin e plotë në Ukrainë, i cili ndodhet vetëm disa dhjetëra kilometra larg bregdetit rumun.

Ishulli i “gjarpërinjve” është strategjikisht i rëndësishëm sepse lejon Rusinë të kontrollojë ujërat territoriale.

Ai mbulon kanale të rëndësishme transporti për në qytetet portuale të Odessas, Mykolaivit dhe Khersonit. /Telegrafi/