Telegrafi

Publikohen pamjet e sulmit të ri të ukrainasve në rafineritë ruse të naftës

Kohët e fundit Ukraina ka realizuar një sërë sulmesh me dron drejt rafinerive ruse, duke ulur kështu ndjeshëm kapacitetet përpunuese të Moskës.

Së fundmi janë publikuar pamjet e sulmit të ri nga forcat ukrainase ku dronët vetëvrasës të tyre kanë goditur dy rafineri nafte në rajonin Samara të Rusisë, rreth 1,000 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Nga pamjet shihet se mjetet e përplasura me rafineritë kanë shkaktuar shpërthime mjaft të mëdha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina sulmon rafineritë ruse të naftës - çfarë thonë analistët për këtë strategji të re të ukrainasve

Deri më tash, Kievi pretendon të ketë goditur të paktën shtatë rafineri, ndërsa me sulmet e fundit totali shkon në nëntë të tilla.

Këto sulme përveç që tregojnë avancimin e forcave ukrainase në vijën e frontit, kanë për qëllim edhe reduktimin e të ardhurave ruse nga nafta, dobësimin e industrisë dhe zvogëlimin e kapacitetit të përgjithshëm të përpunimit të saj.

Ndryshe, industria ruse e naftës dhe gazit ka pësuar dëme katastrofike gjatë dy muajve të fundit. /Telegrafi/