Telegrafi

Publikohen pamjet e sulmit ajror ndaj gjeneralit iranian Qassem Soleimani dhe zyrtarëve tjerë ushtarakë, raketat godasin konvojin

Një video e publikuar në internet besohet se shfaq momentin kur dy gjeneralët e Gardës Revolucionare të Iranit, vriten në sulmin ajror të ushtrisë amerikane në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Videoja është filmuar në afërsi të aeroportit dhe është shpërndarë nga televizioni irakian Ahad TV, ku shihen dy shpërthime të fuqishme dhe dy vetura duke shpërthyer nga goditja me raketa, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kush ishte gjenerali iranian Qassem Soleimani, që u vra në një sulm ajror nga ushtria amerikane?

Bëhet fjalë për gjeneralin iranian Hussein Jafari Nia dhe gjeneral-major Hadi Taremi që besohet se janë në mesin e të vdekurve përfshirë këtu edhe kolonelin e Gardës Shahroud Mozaffari Nia dhe kapitenin Waheed Zamanian.

Lexo po ashtu Sirena, britma e shpërthime - pamje nga vendi ku është kryer sulmi ndaj gjeneralit iranian

Në mesin e të vdekurve është edhe Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendëskomandant i forcat pro-iraniane në Irak, që u vra nga sulmi me dron. Në anën tjetër, Irani është zotuar se do të “hakmerret” pas sulmit të kryer nga ushtria amerikane në Bagdad. /Telegrafi/