Ushtria ukrainase tha të enjten se forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore qëlluan me granata në një fshat në rajonin e Luhansk, duke goditur një kopsht fëmijësh. Ushtria tha se askush nuk u lëndua.
Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë akuzuar forcat qeveritare ukrainase se kanë hapur zjarr ndaj tyre katër herë në 24 orët e fundit dhe thanë se po përpiqeshin të përcaktonin nëse dikush ishte plagosur apo vrarë.
Por, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka hedhur poshtë pretendimet ruse duke thënë se nuk ekziston asnjë fakt se ka pasur gjenocid në rajonin e Donbasit.
Video from inside the kindergarten in Stanytsia Luhansk.#Russia #Ukraine #Donbasspic.twitter.com/SJ4nQpdBnd https://t.co/F3UqZPuwKW
— Rogue (@IntelRogue) February 17, 2022
“Pretendimi i Rusisë për gjenocid në Ukrainë është një gënjeshtër e dënueshme. SMM ka qasje të plotë në zonat e kontrolluara nga qeveria e Ukrainës dhe kurrë nuk ka raportuar ndonjë gjë që i ngjan pretendimeve të Rusisë”, shkruan në deklaratën e OSBE-së.
Ndërkohë janë publikuar imazhet e para që tregojnë njerëzit duke u strehuar në një bodrum gjatë bombardimeve dhe pasojat e dhomës së muzikës dhe këndit të lojërave të shkollës që u godit nga artileria. Pamjet i ka shpërndarë Operacioni i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës ndërsa janë konfirmuar përmes lajmeve lokale dhe OJQ-ve në vendngjarje.
Ndryshe, OSBE më herët gjatë ditës së sotme konfirmoi incidentin në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare janë përballur me separatistët e mbështetur nga Rusia që nga konflikti i vitit 2014. /Telegrafi/
Two more photos from Stanytsia Luhanska, shared by Ukraine's Joint Forces Operation and confirmed through local news and NGO on the scene, show people taking shelter in a basement during the shelling and the aftermath of the school's music and play room that was hit by artillery. pic.twitter.com/tQHSyH6hlj
— Christopher Miller (@ChristopherJM) February 17, 2022