Më herët u raportua për shpërthime thellë në territorin rus, gjegjësisht në dy qytete, atë të Taganrogut dhe Samaras.
Shpërthimi në qendër të qytetit Taganrog besohet të jetë shkaktuar nga një raketë, sipas raportimeve, transmeton Telegrafi.
Tani në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur raketa bie mu në qytetin rus.
The moment of a missile strike on the center of #Taganrog pic.twitter.com/86BPVUke2r
— NEXTA (@nexta_tv) July 28, 2023
Pamje të tjera të shpërndara më herët, tregojnë gjithashtu edhe momentet pas shpërthimit, ku një tym i dendur mbulonte qytetin.
⚡️Explosion reported in the center of #Taganrog, Russia. pic.twitter.com/7fpLb277nY
— KyivPost (@KyivPost) July 28, 2023
Taganrog është një qytet port në Detin e Zi pranë kufirit me Ukrainën, rreth 48 kilometra afër qytetit Rostov-on-Don, një nga qytetet më të mëdha ruse dhe ka rreth 250 mijë banorë.
Raketa goditi qendrën e qytetit konkretisht një kafene dhe një objekt banimi. /Telegrafi/