Mediat ruse kanë zbuluar disa pamje të cilat sipas tyre janë nga baza ajrore Shayrat në Siri, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë goditur me një breshëri prej 59 raketash Tomahawk.
Sulmi i SHBA-ve, përcjell Telegrafi, ka ardhur pas një sulmi të dyshuar kimik mi civilët nga ana e ushtrisë së Bashar al-Assadit, nga i cili gjetën vdekjen rreth 80 persona.
Po sipas këtyre medieve, përcjell Telegrafi, videoja tregon një hangar të aviacionit të dëmtuar rëndë, kulmi i të cilit është goditur drejtpërdrejtë.
Gjithsesi mbetet e paqartë nëse brenda hangarit kishte pasur aeroplanë ose jo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ow5Ux17YKdM