Telegrafi

Publikohen pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

Rusia po vazhdon sulmet drejt fabrikës së çelikut në Azovstal të Maripolit.

Së fundit janë publikuar edhe pamjet e para të luftimeve të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Pamjet tregojnë luftëtarët e Azovit të përfshirë në një kundërsulm në fabrikën e çelikut ku qindra ushtarë dhe civilë janë të rrethuar tash e disa javë, raporton theguardian.

“Beteja e Azovstalit. Pamje historike”, ka shkruar gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter.

Theksojmë se tash e sa ditë Rusia po kërkon që luftëtarët ukrainas të dorëzohen, e cila gjë po refuzohet kategorikisht prej tyre.

Ndryshe, Ukraina ka kërkuar nga Rusia që të shkëmbejnë ushtarët e plagosur të Azovit me ushtarët e kapur rob rus. /Telegrafi/