Site icon Telegrafi

Rusia sulmon me bomba fosfor qytetin e Bakhmutit

Rusët po vazhdojnë të sulmojnë qytetin lindor ukrainas, Bakhmutin, i cili është bërë synimi kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin.

Korrespondenti i Financial Times, Christopher Miller ndau një video të forcave ruse duke sulmuar me bomba fosfor qytetin e Bakhmutit.

Pamjet fillimisht u publikuan nga forcat e operacioneve speciale ukrainase.

Lexo po ashtu Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti

“Bakhmuti tani. Armiku vazhdon të shkatërrojë qytetin dhe ne vazhdojmë ta mbrojmë atë!”, shkruanin forcat ushtarake ukrainase.

Kujtojmë se shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi të premten se ‘ushtarët e tij’ do të largohen nga qyteti ukrainas i Bakhmutit më 10 maj, sepse po iu mungon municioni.

Ai ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se do t’i largojë mercenarët pasi që nuk dëshirojnë të vazhdojë luftën pasi që luftëtarëve po iu mungon municioni. /Telegrafi/

Exit mobile version