Telegrafi

Publikohen pamjet brenda centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë pak minuta para granatimit rus

Në Telegram është publikuar videoja nga brendësia e centralit bërthamor Zaporizhzhia, që u filmua pak momente para se të fillonin granatimet ruse dhe më pas marrjes nën kontroll.

Në video dëgjohen porositë e qarta që u adresoheshin forcave ruse, që disa minuta më pas filluan granatimin e centralit bërthamor, por që për fat të mirë nuk shkaktoi një katastrofë tjetër bërthamore, transmeton Telegrafi.

“Ndalni së qëlluari mbi centralin bërthamor”, ishte porosia që i ishte drejtuar forcave ruse para granatimit të centralit më të madh bërthamor në Evropë.

Ishte intervenimi i ekipeve të zjarrfikësve që shmangën një katastrofë të re bërthamore. /Telegrafi/