Telegrafi

Publikohen pamje poshtëruese për Putinin – momenti kur ukrainasit kapin rob ushtarët rus brenda Rusisë

Forcat e armatosura ukrainase po vazhdojnë inkursionin brenda territorit rus.

Ushtria ukrainase së fundi ka kapur rob 102 ushtarë rusë në rajonin Kursk të Rusisë.

Tashmë janë shfaqur në rrjetet sociale edhe pamjet e para t ë arrestimit të tyre.

Ushtarët rusë janë nga regjimenti 488 i pushkëve të motorizuar të Gardës dhe njësia “Akhmat” e Ramzan Kadyrovit.

Raportohet se ky është grupi më i madh i ushtarëve rusë të kapur deri më tani në luftën mbi dy vjeçare mes rusëve dhe ukrainasve.

Ndryshe, Ukraina ka një javë që ka nisur një sulm brenda Rusisë, ku deri më tani ka arritur t’i mbajë mirë pozicionet. /Telegrafi/