Telegrafi

Publikohen fotografitë e para shumë viteve të Kiara Titos – moderatorja duket se ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka qenë një prej banoreve më të përfolura të spektaklit Big Brother VIP Albania 2.

Ajo u eliminua të shtunën, duke lënë brenda të dashurin e saj – këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë.

Kiara tashmë është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë, teksa jo pak herë është komentuar edhe dukja e saj.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Së fundmi, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa imazhe të cilat tregojnë dukjen e moderatores së njohur nga Tirana shumë vite më parë, para se të futej në BBVA.

Vërehet se që nga koha kur ajo e nisi rrugëtimin në televizion, Kiara ka pësuar ndryshime të shumta në fytyrë, të cilat janë komentuar gjithandej nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Foto: Arkiv

Disa prej faqeve që kanë publikuar video të saj në TikTok, kanë hedhur dyshimet se moderatorja mund të ketë kryer edhe operacione plastike.

Megjithatë, ajo vet nuk është deklaruar asnjëherë rreth ndryshimeve drastike në pamjen e saj dhe një temë të tillë nuk e ka prekur as gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/