Site icon Telegrafi

Publikohen fotografi të Olta Gixharit dhe Luizit gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të lojës”

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli gjatë xhirimeve të "Në kuadër të dashurisë"

Është bërë tashmë e ditur se aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli, do të jenë pjesë e një projekti të ri kinematografik.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të luajtur së bashku në një film të zhanrit komedi, i cili do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli gjatë xhirimeve të “Në kuadër të dashurisë” (Foto: Instagram)

Tashmë në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi të dyshes, ku shihen në prapaskenat e xhirimeve të këtij projekti.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli flet për xhelozinë në estradë: Ka artistë që kanë investuar fuqishëm 10-15 vite dhe shohin që unë jam më i preferuar me vetëm katër muaj e gjysmë

Nga sa shihet, debatet mes dy artistëve nuk do të mungojnë edhe në skenarin e këtij filmi, i cili do të ketë sa lot gëzimi aq edhe pikëllimi.

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli gjatë xhirimeve të “Në kuadër të dashurisë” (Foto: Instagram)

Olta dhe Luizi përndryshe janë shquar si dy prej personazheve më hiper aktivë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ata kanë pasur debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe qëndrimet të kundërta si në lojë, ashtu edhe në bisedat që zhvilloheshin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version