Site icon Telegrafi

Publikohen disa mesazhe që “tregojnë se si diplomatët amerikanë kërkuan nga Ukraina hetimin e Biden, në emër të presidentit Trump”

Dhoma e Demokratëve e ka lëshuar një dokument, ku tregon përpjekjet e dy diplomatëve të lartë amerikanë që në emër të Donal Trump, donin të lidhnin një marrëveshje me liderin ukrainas, për të hetuar pretendimet për keqbërje nga Joe Biden dhe djali i tij, në këmbim të marrëdhënieve më të mira me Shtetet e Bashkuara.

Siç shkruan mediumi amerikan Bloomberg, përcjell Telegrafi, në mesazhet e shpërndara nga tri komitete të kongresit, shihet bashkëbisedimi i zhvilluar në fillim të shtatorit, ndërmjet Kurt Volker që është ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe ambasadorit amerikan në Unionin Evropian, Gordon Sandlan që përpiqeshin të hartonin një deklaratë për presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Po sipas këtij mediumi, në deklaratën e lëshuar shkruan se: “Ne synojmë të iniciojmë dhe të përfundojmë një hetim transparent dhe të paanshëm, për të gjitha faktet dhe episodet në dispozicion, përfshirë ato që përfshijnë Burisma dhe zgjedhjet e vitit 2016, të cilat nga ana tjetër do të parandalojnë përsëritjen e problemit në të ardhmen”. Hunter Biden, është i biri i Joe Biden që ishte në bordin e Burisma, një kompani e gazit natyral në Ukrainë.

Lexo po ashtu Demokratët fillojnë procedurat për hetimin zyrtar të presidentit Trump, për largim nga detyra

Derisa deklarata nuk ishte bërë asnjëherë nga Zelenskiy, shkruan tutje Bloomberg, e-mailat tregonin se Ukraina ishte e gatshme ta adresonte atë – por, vetëm pasi administrata e Trump, do t’i ofronte një datë të saktë kur do të ndodhte vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Dokumenti gjithashtu tregonte se si zyrtarët ukrainas, ishin të gatshëm që “të përdoren” për një luftë të brendshme në politikën e Shteteve të Bashkuara.

Lexo po ashtu Trump reagon ndaj nisjes së procedurave për shkarkimin e tij

Ndërkohë, po sipas Bloomberg, të premten, prokurori më i lartë i Ukrainës, kishte thënë se disa raste kanë nisur të hetohen, para se ai të emërohej në detyrë në fund të muajit gusht – përfshirë edhe ato që kishin lidhje me Biden – derisa janë ende duke u audituar.

Ai nuk ka bërë të ditur, se sa do të merr kohë rishikimi, apo nëse si rezultat i kësaj, ndonjë nga rastet do të rihapet.

Mediumi amerikan sjell në pah faktin se mesazhet me tekst u publikuan ndërsa Demokratët përshpejtojnë hetimin e tyre të fajësimit të Trumpit për ndërveprimet e tij me presidentin e Ukrainës.

Ish i dërguari i Donald Trump në Ukrainë, Kurt Volker, pas dëshmisë së tij me dyer të mbyllura

Gjithashtu, mediumi në fjalë bën të ditur se Volker kaloi pjesën më të madhe të së enjtes duke dëshmuar pas dyerve të mbyllura për stafin dhe ligjvënësit nga të tre komitetet.

Ndër tjerash, Bloomberg tregon se një zyrtar republikan i njohur me dëshminë prapa dyerve të mbyllura tha se Volker dëshmoi se nuk kishte asnjë kërkesë për “favor të ndërsjellë” midis administratës Trump dhe Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version