Mediat kanë raportuar se Roma dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arkadiusz Milik në Stadio Olimpico për 25 milionë euro.
Mirëpo, kalimi i sulmuesit te Giallorossët ka mbetur peng i interesimit të Juventusit, ndërkohë që Bianconerët më shumë e duan Edin Dzekon.
Sky Sport Italia dhe mediat tjera kanë raportuar se Roma dhe Partenoipei kanë arritur marrëveshje për mënyrën e transferimit: 25 milionë euro që do të shpërndahen në tre milionë për huazimin, 15 milionë për obligim blerjeje në fund të sezonit dhe shtatë milionë në formë bonusesh.
26-vjeçarit i është ofruar kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, ai akoma nuk e ka pranuar.
Polaku dëshiron të luajë për Juventusin, për këtë arsye edhe e kishte refuzuar rinovimin me Napolin. Sidoqoftë, trajneri Andrea Pirlo e preferon sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.
Prandaj e gjithë situata pritet të ketë një domino efekt, porse nuk përjashtohet edhe transferimi i Luis Suarezit nga Zonja e Vjetër. /Telegrafi/