Site icon Telegrafi

Publikimi i një videoje intime i kushton pesë milionë dollarë reperit 50 Cent

Reperi 50 Cent ka humbur betejën e tij rreth një videoje intime.

40-vjeçari është detyruar nga gjykata t’i paguajë një shumë prej pesë milionë dollarësh një nëne nga Florida, e cila pretendon se këngëtari ia ka dëmtuar imazhin, duke postuar një video intime të saj në rrjetet online.

50 Cent nuk ishte i pranishëm në momentin që u shpall ky vendim. U tha se ai ka qenë duke festuar 40-vjetorin e lindjes së tij.

Megjithatë, një nga avokatët e tij deklaroi se reperi “është shumë i zhgënyer nga ky vendim i gjykatës”. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version