Site icon Telegrafi

Publikimi i fotografive të Florit të gjakosur, reagon Besa Kokëdhima (Foto, +18)

Besa Kokëdhima ka reaguar pas publikimit të fotografive, në të cilat Flori Mumajesi shfaqet i gjakosur.

Kujtojmë që kantautori nga Shqipëria u sulmua nga Stine pas përfundimit të Festivalit Kënga Magjike, ndërsa fotografitë me përmbajtje të rëndë kanë përfunduar në media.

“Së pari, nuk është aspak etike për ata policë që kanë publikuar këto fotografi të bëra si prova për institucionet e jo për telenovela mediatike!”.

“Së dyti, tituj të ndërtuar në këtë mënyrë nxisin dhe glorifikojnë dhunën! Dhuna është injorancë, mungesë civilizimi! Dhuna nuk ka vend në art! TURP!”, ka shkruar këngëtarja në Facebook. /Telegrafi/

 

Së pari, nuk është aspak etike për ata policë që kanë publikuar këto fotografi të bëra si prova për institucionet e jo p…

Posted by Besa on Sunday, 6 December 2015

Exit mobile version