Site icon Telegrafi

Publikimi i bisedës së Kusari-Lilës me Simiqin për Radoiçiqin, PDK: Albin me koordinim a pa koordinim?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në të cilat dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar  me Slavko Simiqin e Listës Serbe, për Milan Radoiçiqin.

Krasniqi në një postim në Facebook, ka pyetur kryeministrin Kurti se ka ndodhur kjo “me koordinim a pa koordinim”.

“Albin, me Milanin Radoiçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, përmendi qështjen e këtyre përgjimeve.

“Ne seancë të jashtzakonshme duhet me pas për komunikimet e LVV-së me Radoiçiqin. Sapo i dëgjuam disa përgjime që dokumentojnë bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Milan Radoiçiq. I bëjë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të marrë hapa në raport me të gjithjë ata njerëz që janë në komunikim me ata njerëz që janë në ndejkje nga Prokuroria e Shtetit dhe në listën e zezë të SHBA-ve”, tha Tahiri.

Ai shtoi se sot me gjasë po fillon një epokë e re e bashkëpunimit të LVV-së me Radoiçiqin.

“Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunim tuajin me kryekriminelin. Ju duheni me qu vendin në zgjedhje, jeni bashkëpunëtorë të Radoiçiqit dhe Listës Serbe”, tha Tahiri.

Ndryshe “Nacionale” sot ka publikuar pjesën e parë të këtyre përgjimeve, ndërkaq, pjesët e tjera, të cilat lidhin edhe të tjerë akterë, janë paralajmëruar që të publikohen ditëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version