PSV Eindhoven synon të thyejë një rekordin e klubit me shitjen e sulmuesit anësor, Steven Bergwijn.
Bergwijn ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar me klubin holandez dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Manchester Unitedi ka shikuar nga afër anësorin e Holandës, dy herë këtë muaj, por konkurrenca për të është shumë e madhe.
Tottenham Hotspur, Interi dhe Bayern Munich janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e Bergwijn.
Megjithatë, sipas Voetbal International, PSV është gati të mirëpresin një ankand me qëllim që të gjenerojë një çmim rekord të shitjes së tij.
Shifra më e lartë e shitjeve është 34 milionë euro nga transferimi i Memphis Depay në United tri vite më parë.
Bergwijn është i lidhur me PSV deri në vitin 2022 dhe heziton të largohet këtë muaj, kështu që ai është i përgatitur të largohet këtë verë.
Ndryshe, holandezi ka shënuar 10 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat me PSV-në. /Telegrafi/