Site icon Telegrafi

PSG vazhdon të mendojë për Pjanicin?

VERONA, ITALY - NOVEMBER 06: Miralem Pjanic of Juventus FC celebrates after scoring his team's second goal during the Serie A match between AC ChievoVerona and Juventus FC at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on November 6, 2016 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Paris Saint-Germain i ka ofruar pagë dyfish më të lartë Miralem Pjanicit se sa që merr te Juventusi. 

Sipas Corriere della Sera, PSG i ka ofruar kontratë për pesë vite lojtarit, me një pagë prej 8 milionë eurove në sezon.

Miralem Pjanic, mefushori kryesor i Juventusit. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ai aktualisht merr 4.5 milionë euro te Zonja e Vjetër, duke qenë njëri nga më të paguarit në klub.

Lexo po ashtu Historia e dhimbshme e futbollistëve refugjatë të ikur nga lufta, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë (FOTO)

Në anën tjetër Calciomercato.com, beson se Juve nuk e pranon asnjë ofertë nën 50 milionë euro.

Ai ishte blerë nga Roma para dy vitesh për 32 milionë euro.

Pjanic kur luante te Roma. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kalimi i tij mund të kthehet në realitet, pasi gjigantët francez janë vënë pas Antonio Contes dhe Max Allegri, për pozitën e trajnerit.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit - CR7 i pari, Messi i dyti (Foto)

Pjanic nuk është i njohur për Ligue 1, pasi që më parë ka luajtur për Olympique Lyon.

Pjanic kur luante te Olympique Lyon. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ai kishte kaluar te Roma nga ky klub në vitin 2011, ku qëndroi për pesë vite. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hXqYZgAbN5s

Exit mobile version