Paris Saint-Germain ka fituar ndaj Monacos me rezultat 1-4 në finale të Kupës e Ligës.
Parisienët ishin më të mirë dhe ky ishte një triumf i merituar për ata.
PSG kalo në epërsi me golin e Julian Draxler në minutën e katër, kurse Thomas Lemar barazoi në 1-1 në minutën e 27-të.
Pas asistimi te goli i parë në skenë doli edhe një herë Angel Di Maria (44’), dhe Draxler ia ktheu asistim.
Në pjesën e dytë shënoi dy herë Edison Cavani (54’ dhe 90’) dhe kështu PSG triumfoi ne finale të Kupës me rezultat 1-4. /Telegrafi/