Paris Saint-Germain janë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic, teksa i pëlqyeri i tyre është Neymar
Sipas Daily Mail, kampioni francez janë të përgatitur për të përmbushur klauzolën e lirimit të Neymarit, e cila është hiç më pak se 193 milionë euro.
Gazeta angleze citon burime të sigurta në Francë, duke thënë se asi i Barcelonës është i pëlqyeri i sheikëve dhe në Parc des Princes janë të prirur që ta shkëpusin brazilianin nga katalanasit.
PSG janë të etur për të përfituar nga gatishmëria e sulmuesit brazilian për të diskutuar një lëvizje të mundshme, pasi paknaqësia e tij rrjedh nga paga e vogël krahasuar me yllin argjentinas, Lionel Messi.
“Nëse PSG tregojnë një interes për Neymar, ne mund të diskutojmë. Kontrata mund të ndërpritet me kushtin që klauzola e lirimit të jetë paguar. Kjo është e madhe, plot 193 milionë euro, por unë nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i pakapërcyeshëm”, deklaroi agjenti i brazilianit.
Me transferimin e Neymarit, PSG synon sjelljen e Ligës së Kampionëve në Francë. /Telegrafi/