Telegrafi

PSG do të tentojë për Skriniarin edhe në janar me një ofertë të re për Interin

Mediat franceze shkruajnë se Paris Saint-Germain po punon për një lëvizjeje në janar për Milan Skriniar, kontrata e të cilit skadon me Interin vitin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar sllovak ishte në qendër të shumë zhurmave të gjatë verës, me gjigantët francez që bën shumë përpjekje për të siguruar nënshkrimin e tij.

Interi refuzoi të gjitha ofertat nga PSG, duke dashur të paktën 70 deri në 80 milionë euro për Skriniarin.

Me më pak se një vit të mbetur nga kontrata e tij, Interi po kërkon që ta lidhin atë me një marrëveshje të re, por gjërat nuk do të jenë të thjeshta.

L’Equipe shkruan se si këshilltari i PSG-së, Luis Campos po punon për një oferte të re për Skriniar në janar, i etur për të përfituar nga fakti se kontrata e tij është afër skadimit.

Lëndimi i Presnel Kimpembe vetëm sa e ka bindur më tej liderin e Ligue 1 se sllovaku është zgjedhja e duhur.

Interi shpreson të bie dakord për një kontratë të re me Skriniarin, duke ia rritur pagën në 7 milionë euro neto në sezon, por lojtari nuk është ende i bindur.

Një marrëveshje e re do të përjashtonte PSG-në, por tani Nerazzurrët do të duhet të përballen me presionin e shtuar që vjen nga kryeqyteti francez, kur ata po punojnë për një kontratë të re. /Telegrafi/