Site icon Telegrafi

PSG do të rikthehet për Skriniarin, tani Interi do të pranojë ofertë 40 milionë euro më pak

Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë nga transferimi i Milan Skriniar.

Klubi francez e ndoqi sllovakun gjatë gjithë verës, por që Interi në fund ia doli të mbante në skuadër.

Kampioni në fuqi i Ligue 1 ofroi mbi 70 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo Nerazzurët kërkonin edhe dhjetë milionë euro më tepër.

Por, kontrata e Skriniar me Interin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo skuadër nga muaji janar i vitit 2023.

Në rast se klubi italian nuk ia del ta bind atë për një marrëveshje të re, atëherë do të jetë një garë e ashpër mes gjigantëve evropiane për shërbimet e mbrojtësit.

Sipas L’Equipes, PSG po përgatitet që në afatin e janarit të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e Skriniar, derisa në garë për të është edhe Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version