Telegrafi

PSG tani ka dy formacione të klasit botëror, thellësia e skuadrës së tyre është e frikshme

Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit francez Nordi Mukiele nga RB Leipzig gjatë ditës së martë dhe tashmë veçse ka shtuar thellësinë e skuadrës e cila ka vite që është e jashtëzakonshme.

24-vjeçari bëhet nënshkrimi i katërt i madh i klubit në afatin kalimtar të verës, duke iu bashkuar Nuno Mendes, Vitinha dhe Hugo Ekitike në Parc des Princes.

Mukiele ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me PSG-në dhe pritet që kryesisht të ofrojë konkurrencë për mbrojtësin e djathtë titullar, Achraf Hachimi.

Lexo po ashtu Zyrtare: PSG nënshkruan me Nordi Mukielen

Reprezentuesi francez mund të luajë gjithashtu në qendërmbrojtës dhe do të sigurojë mbështetje për lojtarë si Sergio Ramos, Presnel Kimpembe dhe Marquinhos.

Ardhja e tij forcon një skuadër tashmë të frikshme të PSG-së, e cila përfshin shumë lojtarë yje, përfshirë Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.

E tillë është forca e skuadrës së tyre sa trajneri i PSG-së, Christopher Galtier, tani është në gjendje të emërojë dy formacione fillestare krejtësisht të ndryshme gjatë sezonit 2022-23, por të dyja formacione të klasit botëror.

Faqja sportive GiveMeSport ka përpiluar dy formacione fillestare dhe të dyja janë mjaft të forta për të konkurruar për trofe madhor.

Formacioni i parë përfshin shumicën e emrave të yjeve të PSG-së.

Gianluigi Donnarumma; Achraf Hakimi, Marquinhos, Presnel Kimpembe, Nuno Mendes; Danilo Pereira, Marco Verratti, Leandro Paredes; Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar;

Formacioni i dytë, megjithëse nuk është aq i fortë sa i pari, ka të ngjarë të sfidojë titullin e Ligue 1.

Keylor Navas; Nordi Mukiele, Thilo Kehrer, Sergio Ramos, Juan Bernat; Idrissa Gana Gueye, Ander Herrera, Vitinha; Pablo Sarabia; Hugo Ekitike, Mauro Icardi;

PSG mburret me një forcë të tillë në thellësi saqë disa lojtarë të mëdhenj nuk janë në gjendje të hyjnë në asnjërin ekip, duke përfshirë Georginio Wijnaldum, Julian Draxler, Abdou Diallo, Layvin Kurzaëa dhe Rafinha.

PSG, çuditërisht, është favorit për të fituar titullin e Ligue 1 këtë sezon, por është trofeu i pakapshëm i Ligës së Kampionëve që Galtier duhet ta rikthejë në Paris nëse ai do të shihet si një emërim i suksesshëm.

/Telegrafi/