Paris Saint-Germain ka shtuar Romelu Lukakun në listën e dëshirave të afatit kalimtar të verës – sipas Football Insider.
Nënshkrimi rekord i Bluve prej 115 milionë euro është i pakënaqur në Stamford Bridge pasi u përplas me Thomas Tuchel në fillim të sezonit.
PSG mund ta tundojë atë me një ofertë për t’u bashkuar me ta në fund të sezonit pasi ata kërkojnë numra shtesë sulmues mes raportimeve se Kylian Mbappe do të kalojë te Real Madridi.
Big Rom kishte dalë publikisht gjatë një interviste se kishte gabuar me largimin nga Interi dhe synonte të rikthehej.
Mirëpo, Nerazzurët nuk e duan rikthimin e tij dhe synojnë lojtarë me pagë më të ulët, duke i shuar shpresat e Lukakut.
Belgu shpreson që PSG ta realizojë transferimin e tij dhe të shpëtoj nga Chelsea, pasi nuk po i përshtatet jo vetëm stilit të lojës së tyre – por edhe intensitetin e Ligës Premier. /Telegrafi/