Paris Saint-Germain është gati të provojë vendosmërinë e Liverpoolit me një ofertë të lartë për yllin e tyre, Philippe Coutinho.
Sipas asaj që shkruan mediumi Telefod, PSG është bashkuar me Barcelonën në garën për mesfushorin me tipare sulmuese të Redsave.
Mediumi francez thekson se gjiganti francez janë të gatshëm të ofrojnë plot 87 milionë funte për shërbimet e tyllit brazilian.
Do të jetë e vështirë për parisienët që ta nënshkruajnë me atë nga Anfield pasi ai kohëve të fundit ka vënë nënshkrimin në letër për një marrëveshje të re.
Në fillim të vitit, Coutinho pranoi një marrëveshje pesëvjeçare, duke e lidhur atë në Anfield Road deri në vitin 2022.
25-vjeçari brazilian ka insistuar se ai nuk është i hutuar nga bisedat e transferimeve dhe është e fokusuar tek Redsat. /Telegrafi/