Site icon Telegrafi

PSG rivalizon Arsenalin për Draxlerin

Sipas asaj që raporton “RMC”-ja, PSG është e gatshme të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për kampionin e botës, por vështirë që futbollisti do të bindet të luajë në Ligue 1.

Kështu, Mesut Ozil po e shtyn klubin e Arsenalit të mposhtë parisienët për të blerë shokun e skuadrës te Gjermania dhe ka mundësi që Arsene Wenger të ofrojë pesë milionë euro më shumë për yllin e Wolfsburgut.

Draxler po vuan shumë tek “Ujqërit”, teksa në fundjavë u la jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Në ekipin londinez aktualisht luajnë tre lojtarë të kombëtares gjermane Mesut Ozil, Per Mertesacker dhe Shkodran Mustafi. /Telegrafi/

Exit mobile version