Telegrafi

PSG refuzon ofertën e Barcelonës në marrëveshjen për shkëmbimin e Neymarit me Griezmannin

Paris Saint-Germain ka kthyer mbrapa ofertën e Barcelopnës për të shkëmbyer Neymarin me Antoine Griezmannin plus një shumë të parave.

Skuadra katalunase ka kohë që po tenton të rikthejë brazilian në Camp Nou, mirëpo që deri më tani nuk ia ka arritur.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Barcelona i ka ofruar PSG-s shërbimet e Antoine Griezmannit dhe një shumë të parave për të lejuar rikthimin e 28-vjeçarit.

Por, kampioni i Ligue 1 është shprehur kundër kësaj ideje dhe ka kthyer mbrapa ofertë për shkëmbim lojtarësh.

Dëshira e Neymarit tashmë është e njohur se dëshiron të jetë sërish pjesë e Blaugranasve.

Griezmann, në anën tjetër ka dështuar të tregojë vetën te Barcelona dhe largimi i tij mund të ndodhë në këtë verë.

PSG thuhet se kërkon Osumane Dembele dhe mund të përfshijë edhe francezin tjetër plus një shumë të parave për të lejuar largimin e brazilianit problematik. /Telegrafi/