Paris Saint-Germain kanë kaluar në epërsi në betejën për transferimin e sulmuesit të pazgjidhur të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Kontrata e yllit kilian në Arsenal mbaron në muajin maj, dhe sulmuesi nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Kjo do të thotë se 28-vjeçari mund të nënshkruajë një kontratë para-kontratë me një klub jashtë Anglisë ose edhe brenda saj.
Sipas mediumit britanik The Mirror, PSG janë gati të hyjnë me të gjitha forcat në garë dhe thuhet se janë në epërsi për të fituar shërbimet e tij.
Megjithatë, për shërbimet e Sanchezit ka konkurrencë të fortë pasi në garë janë edhe Manchester City dhe Bayern Munichu.
Por, në rast se ndodh një transferim të lirë – ai do të urdhërojë një pagë masive me klubin që do të nënshkruaj.
Mediumi anglez thekson se në rast nënshkrimi të Sanchezit me PSG-në atëherë paga e tij do të jetë rreth 350 mijë funte në javë.
E përkthyer në euro, Sanchezit do t’i binte ti marrte plot 20 milionë e 400 mijë euro në vit. /Telegrafi/