Site icon Telegrafi

PSG pranë finalizimit të marrëveshjes për Scamacca

(Foto: Instagram/iamscamacca)

Le Parisien raporton se Paris Saint-Germaini do ta finalizojë marrëveshjen për Gianluca Scamaccan në javën e ardhshme.

Sulmuesi i Sassuolos është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, pas 16 golave të shënuar në 36 paraqitje në edicionin e kaluar.

Ai ishte lidhur me klubet nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, mirëpo vendosi të shkonte te kampioni i Ligue 1.

(Foto: Instagram/iamscamacca)

Siç ka detajuar gazeta Le Parisien, PSG është pranë kompletimit të marrëveshjes për një shumë prej afro 50 milionë euro në total.

Lexo po ashtu Nga PSG te Borussia Dortmund, disa nga gjigantët evropian janë vënë pas Scamaccas

Gjërat pritet të përmbyllen në javën e ardhshme duke i mundësuar 23-vjeçarit që t’i bashkohet skuadrës së re në stërvitjet parasezonale nën drejtimin e trajnerit të ri, Christophe Galtier. /Telegrafi/

Exit mobile version