Antonio Rudiger është emri më i përfolur në tregun e transferimeve ende pa u hapur ai i janarit.
Mbrojtësi gjerman është duke pasur paraqitje të jashtëzakonshme me Chelsean në dy vitet e fundit dhe është bërë një nga më të kërkuarit nga klubet e mëdha.
Një tjetër fakt që Rudiger kërkohet nga shumë skuadra është edhe se gjermani është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean.
28-vjeçari nuk është pajtuar për vazhdimin e saj me Chelsean, pasi kërkesat e tij janë për një pagë prej 12 milionë funte në sezon.
Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Juventus, Roma janë vetëm disa nga skuadrat që e duan gjermanin.
Por së fundmi garës i është futur edhe gjiganti francez Paris Saint Germain që kërkon ta bind gjermanin t’iu bashkohet si futbollist i lirë në verën e vitit 2022.
Parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë pagën që kërkon gjermani prej 12 milionë euro në stinor, vetëm nëse ai iu bashkohet si transferim i lirë dhe të nënshkruajë një para kontratë në janar. /Telegrafi/