Site icon Telegrafi

PSG po e monitoron situatën e Griezmannit

Antoine Griezmannit nuk po i shkon siç duhet me Ronald Koemanin dhe mund të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi francez deklaroi gjatë ndeshjes me kombëtaren e Francez se Didier Deschamps di si të vendos atë në fushë.

Në lidhje me këtë deklaratë të tij, ka reaguar Koeman që ka thënë se ai do të vendos ku do të luajë Griezmann.

Lexo po ashtu Koeman flet për dëshirën e Griezmann: Vendosi unë ku luan, nuk ka ndonjë çështje në këtë mes

Nga kjo situatë e krijuar, sipas asaj që raporton Diario OK, Paris Saint-Germain po e mbanë një shikim nga afër.

Ka kohë që Griezmann lidhet me një rikthim në Francë, me parisienët që janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Në anën tjetër, interesim për francezin kanë shprehur edhe Juventusi e Interi. /Telegrafi/

Exit mobile version