Site icon Telegrafi

PSG përgatitet të dyfishojë pagën e Skriniar për ta transferuar nga Interi

Interi po kërkon 80 milionë euro për të shitur Milan Skriniar, objektiv i Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United, por Paris Saint-Germain po i ofron mbrojtësit 9 milionë euro në sezon.

Qendërmbrojtësi sllovak është në mes të një prej historive të transferimeve të verës dhe çmimi është rreth 80 milionë euro.

Edhe pse reprezentuesi sllovak ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Giuseppe Meazza, ka gjithnjë e më shumë gjasa që ai të shitet këtë verë.

Lexo po ashtu PSG ofron 50 milionë plus një lojtar për Skriniarin, Interi refuzon ofertën

Sipas FCInter1908 dhe La Gazzetta dello Sport, Paris Saint-Germain synon ta fitojë garën për transferimin e Skriniar me një pagë prej 9.2 milionë euro neto në sezon.

 

Kontrata e tij aktuale me Interin do të skadojë në qershor 2023, por ata tashmë kanë një marrëveshje verbale për ta zgjatur atë me 4.5 milionë euro në sezon, kështu që propozimi në Paris do të dyfishonte pagën e tij.

27-vjeçari sllovak është te Nerazzurrët që nga viti 2017, pasi u transferuar nga Sampdoria për një shifër rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version