Site icon Telegrafi

PSG përfshiu Rabiotin në ofertën për Busquetsin

Paris Saint-Germain ka ofruar shërbimet e Adrien Rabiot në ofertën e tyre për Sergio Busquetsin, por Barcelona e ka refuzuar një gjë të tillë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Paris Saint-Germain bëri përpjekje të freskëta për mesfushorin e Barcelonës, Busquets, gjatë verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, PSG, pasi rezistoi disa përpjekje nga Barça për Rabiot sezonin e kaluar, u kthye në tryezën e bisedimeve verën e kaluar me një përpjekje tjetër.

Lexo po ashtu Barcelona revolucion mesfushës kampionatin e ardhshëm, Pogba, Rabiot dhe De Jong emrat e së ardhmes

Ata kërkuar për të hapur bisedime për mesfushorin e tyre, spanjollin Busquets.

PSG ishte e gatshme të përfshinte Rabiotin në ofertën e tyre, por Barcelona nuk pranoi.

Lexo po ashtu Rabiot vendos për të ardhmen, do t’i bashkohet Barcelonës

Dihet se mesfushori francez është jashtë kontratës në qershor dhe Barça mbetet e etur dhe do të synojë të sigurojë Rabiotin në një kontratë para Vitit të Ri.

Në anën tjetër, Busquets ka rinovuar kontratën e tij me katalunasit edhe për shumë vite dhe një largim i tij nga Barcelona thuajse është i pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version